Siç e do tradita, çifti nga radhët e familjes mbretërore, Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton, kanë publikuar portretin e ri familjar – një kartolinë për nder të Krishtlindjeve.
“Të lumtur të ndajmë me ju një portret të ri të familjes sonë si kartolinë për Krishtlindjet e këtij viti”, kanë shkruar çifti në imazhin e publikuar në mediat sociale.
Në imazhin e publikuar, pos Princit William dhe Kate, kanë pozuar edhe të tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Chalotte si dhe Princi Louis.
Fotografia e përzgjedhur për Krishtlindjet e këtij viti nuk paraqet atmosferën festive të festave të fundit – pa ngjyra të kuqe, pemë Krishtlindjesh dhe drita.
Në sfondin e fotografisë vihet re një shkëmb, ndërsa e njëjta është realizuar gjatë një udhëtimi të familjes në Jordani.
Kate Middleton dhe vajza e saj, Princesha Middleton, shihen të veshura me fustane verore, teksa të tre djemtë kanë veshur pantallona të shkurtër dhe bluza të markës “Polo”.
Gjithsesi, Jordania e ka një vend të veçantë në zemrën e Kate – sepse ajo kishte jetuar aty për dy vjet, kur i ati i saj po punonte në kompaninë ajrore “British Airways”.
Përkundër agjendës së ngarkuar, Princi William dhe Kate Middleton dhe fëmijët e tyre, shihen bashkë shumicën e kohës.
Gjate këtij viti, familja kishin zgjedhur ishullin Scilly në brigjet e Cornwall për të kaluar pushimet.
Ata u panë teksa shëtisnin me biçikletë rreth ishullit Tresco, i cili është pronë e tyre private.
William dhe vëllai i tij Princ Harry, po ashtu kanë kaluar pushimet në këtë ishull me prindërit në vitin 1989.
William dhe Kate janë adhurues të natyrës dhe i inkurajojnë fëmijët e tyre të luajnë jashtë sa më shumë që të jetë e mundur.
Ndërkaq, nëse nuk e dinit, Princ William dhe Kate Middleton mund të duket se kanë një jetë mbretërore perfekte.
Mirëpo, duhet të dini se familja mbretërore ka një sërë rregullash që duhet të ndjekë.
Madje, Princ William dhe Kate Middleton kanë pesë rregulla më shumë se pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore që duhet të ndjekin./Gazeta Enigma/