Producentja e BBVK3 tregon se kush do ta udhëheqë edicionin e sivjetëm , zbulohet edhe koha nisjes

Producentja e BBVK3 tregon se kush do ta udhëheqë edicionin e sivjetëm , zbulohet edhe koha nisjes

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i njërit prej formateve reality më të njohur në vend, Big Brother Vip Kosova 3.

Olsa Muhameti, producente e edicionit të sivjetëm gjatë një interviste të parë në Kosovë, ka zbuluar detaje të reja lidhur me programin.

Ajo ka treguar se prezantues këtë vit do të jetë, Alaudin Hamiti, mirëpo nuk ka treguar nëse krah tij do të jetë edhe Jonida Vokshi, e cila prezantoi Bigun dy sezonet e kaluara.

Muhameti tutje ka treguar se Big Brother Vip Kosova 3 do të nis në fillim të muajit tetor. /Gazeta Enigma

Related Articles