Reperit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, i është caktuar sot (e martë) masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilani, Arben Kadriu.
“Sot me date 26. Korrik 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, brenda afatit ligjor, ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale ‘Sulmi’. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, thuhet në njoftimin e prokurorit.
Mbi reperin Fero rëndon akuza e sulmit, pasi ditë më parë u publikua një video-incizim ku i njëjti shihej duke ushtruar dhunë mbi një qytetar në veturën e tij.
“Ai për momentin është në ndalim dhe tash pritet se çfarë vendimi do të marrë gjykata. Ndaj tij është ngritur akuzë për sulm, tani të shohim. Vet klienti është i penduar për veprën që ka bërë”, ishte shprehur avokati.