Pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?

Pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?

Dushi është një nga ato gjëra që do ta keni të vështirë ta ndryshoni nëse dikush përpiqet t’ju japë këshilla; disave e pëlqejnë të vakët, të tjerëve hyjnë vetëm në ujë të vluar dhe disa madje kombinojnë ujin e nxehtë dhe të ftohtë gjatë dushit.

Vapa e madhe, megjithatë, shpesh na detyron të bëjmë një dush të ftohtë në verë për t’u freskuar sa më shumë.

Sipas ekspertëve, dushi me ujë të nxehtë do të na ngrohë edhe më shumë. Pa marrë parasysh se sa shumë ju pëlqen një banjë e nxehtë, e cila njëkohësisht relakson muskujt dhe redukton tensionin , në verë ajo ka një efekt kundërproduktiv, sepse ngroh trupin tonë shtesë.

Për këtë arsye, shumë njerëz bëjnë dush me ujë të ftohtë, madje disa herë në ditë, por sipas gjetjeve të reja të zbuluara nga Metro , dushi i ftohtë nuk është më efektiv në verë. Uji i ftohtë do të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në lëkurë , duke mos ulur aspak temperaturën e trupit. Kur bëni dush, do të ndiheni të freskët dhe të lehtësuar, por pas vetëm disa minutash mund të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit.

Po kështu, zhytja në ujë të ftohtë akull mund të shkaktojë tronditje dhe reagime të shumta; nga hiperventilimi tek ataku në zemër. Kjo është arsyeja pse është mirë të përdorni një dush të vakët në ditët e verës.

Temperatura ideale e ujit atëherë do të ishte rreth 37 gradë , ashtu si temperatura e trupit tuaj. Gjithashtu, dushi me ujë të ftohtë, ashtu si dushi me ujë të nxehtë, ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, ndaj alternativa më e mirë është t’i përmbahemi mesatares së artë, jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Dush me ujë të ftohtë apo të nxehtë – cili është më mirë?

“Uji më i freskët është i mirë nëse djersitni shumë kur jashtë është nxehtë”, tha Dr. Abha Gulati, dermatologe në Klinikën Dermatologjike Harley Street. “Dhe sigurohuni që të bëni një dush pak më të gjatë për t’u siguruar që temperatura e trupit tuaj është mjaft e ulët për të ndaluar djersitjen,” shtoi ajo.

Related Articles