Publikohet dueti i Ermal Fejzullahut dhe Romeo Veshaj

Publikohet dueti i Ermal Fejzullahut dhe Romeo Veshaj

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Romeo Veshajn.

Të dy prej ditësh kanë paralajmëruar këngën e re, e cila është publikuar sot (e shtunë) e shoqëruar bashkë me videoklip.

Kënga mban titullin “Më e mira” teksa është ritmike dhe plot adrenalinë duke iu përshtatur sezonit të verës.

Producent i këngës është Elgit Doda, i cili është kujdesur edhe për tekstin bashkë me Romeon.

Ndërkaq, për miksimin dhe masterizimin e këngës është përkujdesur Marenglen Boja, teksa klipi iu besua produksionit ‘Full Moon’.

Theksojmë që krahas moderimit dhe aktrimit, Romeo bashkë me Donaldin tashmë janë fokusuar edhe në botën e muzikës.

Related Articles