Publikohet mesazhi: Massimiliano kërkon të hyjë në BBVA për t’u përballur me Heidin?

Publikohet mesazhi: Massimiliano kërkon të hyjë në BBVA për t’u përballur me Heidin?

A do të hyjë Massimiliano Varrese në “Big Brother Vip”, apo jo?

Kjo është pyetja që po qarkullon ditët e fundit në mediat rozë.

Kujtojmë se ai ka patur një histori dhe raport më tepër sesa miqësor me Heidi Bacin, tashmë banore e “BBV”, në një romancë me Romeon.

Në një postim që gazetari Olti Curri ka publikuar në “Instastory”, tregohet një mesazh i Massimilianos i cili shprehet se kërkon të hyjë në “BBV” për të treguar të vërtetën e tij.

Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën, por dimë të themi se hyrja e tij në “BBV” do të trazonte ujërat mes çiftit Heidi-Romeo të cilët janë në kulmin e romancës së tyre në shtëpinë më të famshme.

“Ho cercato di tradurre dalla tua lingua…Grazie per la tua vicinanza. Mi piacerebbe venie a BBA a dire la mia verita. Chiedete voi al BBA! Grazie per il tuo messaggio.

U përpoqa të përkthej nga gjuha juaj…Faleminderit për afërsinë tuaj. Do të doja të vija në BBA për të thënë të vërtetën time. Pyetni BBA! Faleminderit për mesazhin”, shkruhet në postim.

Related Articles