Ajo këtë kohë ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.
Kjo për faktin se u komentua për shkak të projektit “Thuaje”, në të cilin trajtoi gjëra të shumta nga jeta personale e profesionale, e madje përçoi mesazhe të fuqishme.
Derisa ditë më parë solli këngën e re “Nuk o ka ma qet” në bashkëpunim me MC Kreshën, ajo së fundmi bëri me dije se ka nisur pushimet në Spanjë.
E këto pushime duket se po i kalon së bashku me partnerin e saj, biznesmenin Krenar Çoçaj, për të cilin nuk e ka konfirmuar asnjëherë se është në lidhje.
Në një imazh të shpërndarë në rrjete sociale, shihet një fotografi e përbashkët e Luanës me partnerin.
Vjollca është pyetur disa herë për këtë pjesë, por ka preferuar gjithnjë të mbetet sa më hermetike dhe larg syrit të publikut.
Sido që të jetë, biondja aktualisht është duke korrë suksese të mëdha falë “Thuaje”.