Publikohet video, Big Mama kishte pasur përplasje të ashpër me këngëtaren nga Shqipëria

Publikohet video, Big Mama kishte pasur përplasje të ashpër me këngëtaren nga Shqipëria

Para 11 vitesh, këngëtarja Besiana Kasami e njohur si “Big Mama” ka qenë konkurrente e reality-show të mbajtur në Kosovë “VIP Shpija”, format ky i ngjashëm me atë të cilin po mbahet tani në Shqipëri.

“Big Mama” gjatë qëndrimit në shtëpi kishte pasur zënka të ashpra me këngëtaren nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta.

Në videon e cila gjendet akoma në platformën “Youtube”, dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradoi më shumë situata.

Po ashtu, këngëtarja nga Tetova në spektaklin e së martës kishte një përplasje me Antonela Berishën./Gazeta Enigma/

Related Articles