Gjatë së hënës, Balazs Orban, drejtor politik i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ka publikuar një hartë të rajonit në të cilën nuk shihet Kosova askund.
Harta që tregonte numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike në Paris nuk i shfaq fare kufijtë e Kosovës edhe pse Hungaria e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
“S’ka nevojë për fjalë – numri i medaljeve olimpike në rajon”, ka shkruar Balazs Orban derisa krenohej me 19 medaljet olimpike të Hungarisë. /Gazeta Enigma
Postimi i tij:
No words needed—number of #Olympic medals in the region#Hungary🔝❤️🤍💚 pic.twitter.com/CePh0eZGf4— Balázs Orbán (@BalazsOrban_HU) August 12, 2024