Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Pas disa ditësh distancë mes tyre, Gjesti dhe Egli janë parë sërish shumë të afërt, duke lënë pas tensionet e fundit.

Në një moment të ëmbël mes tyre, Egli i afrohet Gjesti dhe i thotë me përzemërsi: “Eja të të përqafoj, më ka marrë malli pas gjithë kësaj kohe”.

Gjesti buzëqesh dhe pa hezitim e përqafon Eglin, duke treguar se lidhja mes tyre mbetet e fortë. Pas përqafimit, Egli shprehet me humor: “Po të putha pas qafë, bëhesh nevrik, se kështu thonë në Shqipëri”.

Gjesti, duke mos e humbur rastin për të kundërshtuar me stilin e tij të veçantë, i përgjigjet: “Llafe të plakave”.

Por, në një kthesë të papritur, ai e puth Eglin pas qafe, duke i dhuruar asaj një moment të papritur dashamirësie.

Egli, e lumtur, reagon menjëherë: “Ta ha zemrën, më ka marrë shumë malli”.

Ndërkohë, Gjesti i afrohet dhe i peshpërit diçka në vesh, derisa dëgjohet një zë që i paralajmëron: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

Pas kësaj, dyshja shpërthejnë në të qeshura, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre të ngushtë dhe atmosferën pozitive mes tyre.

Ky moment ka bërë që fansat e tyre të emocionohen dhe të diskutojnë për afrimin e tyre të papritur.

Related Articles