Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi janë parë duke shpërfaqur dashurinë e tyre, teksa i dhuronin njëri-tjetrit një puthje të zjarrtë gjatë një shëtitje me varkë në Venecia.
Këngëtarja dhe regjisori i filmave të ”Marvel” u nisën nga hoteli luksoz San Clemente gjatë rrugës për në provat e koncertit të organizuar nga amFAR (Fondacionit Amerikan për Kërkimet e AIDS-it), në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.
Waititi ndodhet në Venecia në mbështetje të Orës, e cila do të performojë në eventin bamirës të amFAR.
Festivali i Venecias, i organizuar nga La Biennale di Venezia dhe i mbikëqyrur nga drejtori Alberto Barbera, dhe zhvillohet nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023, në Venice Lido.