Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet mrekullisht

Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet mrekullisht

Një burrë 69-vjeçar u shpëtua nga rojet bregdetare të Japonisë, pasi kishte qëndruar 22 orë në det të hapur, mbi motorin e varkës që i ishte përmbysur.



Në videon e filmuar nga ekipi i shpëtimit, duken pamjet ku burri qëndron i kapur pas një pjese të helikës së motorit, ndërsa roja bregdetare përpiqej ta shpëtonte.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur për në ishullin turistik Yakushima pasdite të së shtunës, kur varka e tij u përmbys.

Kolegët e tij kontaktuan rojet bregdetare të Japonisë pas incidentit, por ai u arrit të gjendet të nesërmen rreth 30 kilometra larg, në det të hapur, raporton oranews.

Burri ka pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës së majtë, por është jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Enigma/

Related Articles