Qentë endacakë shkojnë para nxënësve në shkollën e Runikut

Qentë endacakë shkojnë para nxënësve në shkollën e Runikut

Nxënësit e shkollës “Shotë Galica” në Runik të Skenderajt po ankohen për rrezikun që e kanë nga qentë endacakë, që po mblidhen në oborrin e shkollës.

Kjo veçanërisht po ndodh në orët e paradites, teksa edhe prindërit deklarojnë se shpesh detyrohen t’i sjellin me vetura fëmijët si pasojë e frikës nga qentë.

Këtë problem që është vërejtur më tepër këto ditë e thekson edhe drejtori i kësaj shkolle, që kërkon të bëhet një zgjidhje. E diçka të tillë planifikon edhe komuna e Skenderajt, të cilët janë në finalizim të negociatave me një fondacion zviceran për trajtimin e qenve endacakë.

Related Articles