Qeveria e Kosovës thotë se do të punojë në evitimin e kompromiseve që mund të paraqiten në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
Ky reagim i Qeverisë vjen një ditë pas letrës së e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili thotë se për normalizimin e raporteve me Serbinë, drejt një marrëveshjeje përfundimtare, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira.
“Qeveritë e kaluara kanë krijuar një percepcion që Kosova është e gatshme për kompromise tjera, pas atyre të pakos së Ahtisarit. Kjo qasje ka dëmtuar marrëdhëniet tona, sidomos me partnerët tanë strategjikë. Ne do të punojmë që të argumentojmë të drejtat tona sovrane. Këtë do ta bëjmë duke ruajtur këtë partneritet. Dëmin e shkaktuar nga qeveritë e kaluara duhet ta zhbëjmë pa shkaktuar dëm të ri”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.