Komiku i mirënjohur kosovar, Sevdai Radogoshi “Qumili”, ka rrëfyer se si kishte aktruar gjatë shërbimit ushtarak në Jugosllavi.
Ai ka treguar se me aktrimin e tij prej “njeriut me sy të mbyllur” kishte arritur që shërbimin ushtarak që parashihej të zgjaste një vit e tre muaj, ta përmbyllje për një.
“Viti 1985, ushtar në Zagreb! Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajtur shtepinë me 10 anëtarë!”, ka shkruar Radogoshi në llogarinë e tij në Facebook.
“Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!”
“-Ky ishte roli im ne ushtrine e Yugosllavisë me nofken “Sulo Tarzan” (me njerin sy te mbyllur). Aktrimin e beja te ngjajshem me rolin e njohur te sotit ‘Uka’”.
“Me kete rol arrita te mashtroj te gjithe ushtrine Yugosllave duke filluar nga Rreshteri deri te neuropsikiatri dhe te mbaroj ushtrine per 1 muaj, ku detyrimi ushtarak ishte te kryheshin 15 muaj te obligueshme! Dhe u veteshpalla doktor i aktrimit!”.