Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 persona ka sjellë reagime të shumta nga personazhet publike.
Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, Ron Zaiti janë disa nga personazhet publikë të cilët kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë.
Përmes postimive në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, ata kërkojnë që të publikohet identiteti i plotë i autorëve që t’i njohin të gjithë.