Reagon Egla, ende nuk ia dhanë 100 mijë euro që i fitoi në BBVA

Reagon Egla, ende nuk ia dhanë 100 mijë euro që i fitoi në BBVA

Në një video-live me ndjekësit e saj në rrjete sociale, fituesja e BBV3 ka folur gjatë ku ka shuar disa kuriozitete të ndjekësve.

Ndër të tjera ka treguar se ende nuk e ka marrë çmimin e madh të BBV, pasi sipas saj as nuk ka kontaktuar dhe s’është kontaktuar nga askush.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Kur ta marr do të them, por nuk e kam marrë. Janë me pushime, s’kam kontaktuar dhe s’më ka kontaktuar njeri” – tregoi aktorja.

Nga ana tjetër, ajo ka folur edhe për programin e humorit “Portokalli” ku ka treguar se nuk do të kthehej të punonte atje, pasi nuk i pëlqen.

“Nuk më intereson “Portokallia”. E kam provuar një sezon, e bëra qejfin tim por nuk dua te vazhdoj te portokalli. Nuk më pëlqen.”

Related Articles