Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.
Teksa ishte në BBV4, ai mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit.
Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale.
Në mesazhin e tij publik, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.