Reagon Loredana pas përfundimit të BBVA4: Përjetim që do ta mbaj mend gjatë

Reagon Loredana pas përfundimit të BBVA4: Përjetim që do ta mbaj mend gjatë

Finalja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, ka sjellë emocione të forta për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun, por për Loredanën ky moment ka qenë i veçantë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjesitë e saj pas përfundimit të spektaklit, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një nga ato që mbeten përjetë në kujtesë, shkruan Indeksonline.

“Të jem pjesë e finales së Big Brother VIP ishte një përjetim që do ta mbaj mend gjatë,” shkruan Loredana. Ajo përshkruan momentin kur dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u fikën, duke e quajtur atë si mbylljen e një kapitulli të paharrueshëm.

Ish-banorja shton se shtëpia nuk ishte thjesht një vend, por një udhëtim i mbushur me kujtime, emocione, të qeshura e lot. Çdo moment, sipas saj, ka lënë një gjurmë të thellë në zemrën e saj.

Në fund të postimit, ajo ka falënderuar televizionin Top Channel për mundësinë që iu dha: “Faleminderit @topchannelalbania që më bëtë pjesë të kësaj historie. Faleminderit për emocionet.”

Për fansat dhe ndjekësit e saj, Loredana Brati mbetet një nga figurat që la gjurmë në këtë edicion të Big Brother VIP.

Related Articles