Santiana është njëra nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 2.
Loja e saj me konkurrentin tashmë të eliminuar, Ylli Dervishi, u kritikua tejet ashpër ku nuk munguan as etiketimet e ndryshme.
Pavarësisht kritikave, kur dhe ky format është në prag të finales, ka reaguar edhe nëna e saj, duke kërkuar mbështetjen e publikut për ta dërguar Santianën në finale.
Ajo po ashtu tha se Santiana është një fëmijë i edukuar, që di t’i bëjë ballë çdo padrejtësie.
“Duke e njohur personalitetin e saj, qe nga lindja, e kam privilegjin dhe sigurine qe te flas hapur dhe drejte per te. Santiana, nga momenti kur e mori ftesen per BBVK2, me entuziasem e pranoi, pa u frikesuar”.
“Sepse ajo eshte reale, e drejte dhe sypatrembur ne çdo aspekt te jetes edhe jashte edhe brenda asaj shtepie. Santiana si vajze besnike, asjehere nuk e ka zhgenyer askend, as neve ne familje e as shoqerine e saj. Santiana eshte vajze e drejteperdreite, reale, luftarake dhe e zonja, keto veti e karakterizone qe nga lindja e saj”.
“Vertete qe ajo eshte ritur nga nje grua, por sot une jam krenare me shume se kurre qe kam arritur bashke me familjen time, ta edukojme nje luaneshe. E cila di ti beje balle çdo padrejtesie kundrejt saj dhe di ta mbroje veten dhe rrethin e saj, kur kane te drejte. Jemi drejte finales dhe ja kam me borgi kete mirenjohje vajzes time, per te cilen ndjehem e lumtur dhe e sigurt, qe Santiana ime di te qendroj vetem, ti beje balle sfidave te jetes dhe te buzeqesh edhe nese bota shembet!”.
“Kjo eshte vajza ime, qe besoj qe secili prind do te ndjehej krenare, qe femija i tyre qendron ne kemb vet, por pa harruar asnjehere kush e mbajti ne krah kur ajo kishte nevoje. Santi nanes, suksese drejt finales dhe fitores. Te presim triumfuese, ashtu si gjithmone! Ta kalosh edhe kete sfide me dinjitet, pa intriga, pa frike ndaj te vertetes, dhe me zemer te madhe si gjithmone! Votoni, sepse çdo vote e juaja eshte me vlere. Ju falenderoj secilin qe votoni dhe perkrahni Santianen!”, ka shkruar ajo.