Ndonëse ka kohë që ka përfunduar BBVK, edicion ky që riktheu Juliana Nurën sërish në vëmendjen e publikut, kjo e fundit po vazhdon komentohet për veprimet e saj.
Së fundmi ajo kishe publikuar një fotografi me futbollistin Amir Rrahmani, gjë që ngjalli pikëpyetje tek audienca, lidhur me raportin e dyshes, shkruan Gazeta Enigma.
Mirëpo pak ditë më parë Rrahmani, ndonëse nuk kishte përmendur ndonjë emër konkret, ka lënë të të nënkuptohet përmes një deklarate të tij se ajo kishte kërkuar fotografi e më pas ua kishte dërguar mediave.
“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu. Jam singel dhe nuk ka asgjë të re”, është shprehur ai.
Mirëpo menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe ish banorja e BBVK.
Nura përmes një postimi në story në rrjetin social “Instagram” ka thënë se “mundohen me emrin e Xhulit me bo klikime dhe hit”, është shprehur ajo.
Video e plotë e reagimit të saj: