Real Madrid është përballur sonte me Alavesin në “Santiago Bernabeu”.
Madrilienët fituan ndeshjen me rezultat 3 me 2.
“Mbretërit” e nisën mirë ndeshjen, ku shënuan qysh në minutën e parë me anë të Lucas, ndërsa pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Mbappe e dyfishoi epërsinë.
Ngjashëm si në pjesën e parë, Reali ia bëri edhe në të dytën, ku në minutën e 48-të ishte Rodrygo ai që shënoi për 3-0, njofton Klankosova.tv.
Por mysafirët u ngjallen krejt në fund të takimit, duke shënuar dy gola për dy minuta.
Ishte Benavidez ai që shënoi për 3-1, kurse për rezultatin përfundimtar shënoi Garcia në minutën e 86-të. /Gazeta Enigma