Tensionet e emocionet nuk kanë se si të mungojnë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Kësaj radhe, njëri nga banorët e eleminuar në javët e para, Redoni i dërgoi një mesazh emocional banores më të përfolur, Eglit.
Ai u shpreh se mezi është duke pritur që të takohen jashtë shtëpisë së Big Brother.
“Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to, kjo eksperiencë do mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj”, – janë fjalët e Redonit, me të cilat Egli u prek shumë.