Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi i njohur si Buta, duke e ngarkuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmabtje pa leje.
Reperi ishte ndaluar më 11 shtator dhe tani gjendet nën masën e paraburgimit.
Lajmin e ka konfirmuar Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“Ai është në paraburgim moti qe një javë e më shumë”, ka thënë Çerkini për Betimi për Drejtësi.