Së fundmi reperi shqiptar, BimBimma ishte mysafir në emisionin “Barber Shok”.
Ndër të tjerash, ai foli për rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre tek artistët.
BimBimma tha ndër të tjerash se rrjeti social “Tik-Tok” është aplikacion i “budallakive”, duke shtuar se në këtë aplikacion “nuk sheh asgjë të hajrit”.
“Është koha e TikTokut, algoritmin që kinezët e dërgojnë tek ne. Të mos ofendohen tiktokerat por është aplikacion i budallakive, asgjë të hajrit nuk shoh aty, reperat e mirë nuk kanë as ku të shprehen, njerëzit duke bërë budallakina janë më të shikuar”, tha ai.
Mjaftoi kjo deklaratë që nga fansat të merrej si “thumb” i artistit drejtuar reperit nga Gjilani, Fero, reper ky me të cilin BimBimma kishte pasur “konflikte” edhe më herët.
Thumbimet përmes rrjeteve sociale kishin filluar pasi Fero kishte nisur një “luftë” me artistët e vjetër të skenës muzikore në Kosovë, duke e provokuar kështu edhe BimBimmën, i cili më vonë i kishte kushtuar disa vargje reperit gjilanas.
Kujtojmë se tashmë ka një kohë që Bimbimma nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, ndërsa reperi Fero edhe pas rikthimit nën menaxhimin e kompanisë “On Records”, nuk është se ka pasur mbështetje të madhe të publikut krahasuar me fillimet e karrierës së tij.