Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është siguruar nga një grup shqiptarësh.
Snoop Dogg me 23 milion albume të shitura në SHBA dhe 35 milion në të gjithë botën, është parë duke ecur në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.
Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.
Gent Dedei i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur ti siguronin ruajtjen reperit.
Ndërsa shqiptari tjetër, Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për shqiptarët që punojnë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg, raporton TCH.