Ilirjana është nervozuar goxha shumë sot gjatë ditës me disa prej banorëve të tjerë të Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo në një moment e shprehu atë edhe duke e ngritur zërin derisa ishte duke dalë jashtë në oborr.
“Mishi iu është dukur i shtrenjtë për ta blerë e i kanë ndarë 300 euro për të blerë cigare”, ka thënë Ilirjana.
Kjo pakënaqësi e saja erdhi pasi sot banorët e plotësuan listën e ushqimeve për një javë.