Dy protagonistët e grupit humoristik ‘Stupcat’, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu janë bashkuar sërish, rreth dy vjet pas raportimeve për ndarjen e grupit.
Osman Azemi, në faqen e rrjetit social Facebook të serialit ‘Me Gjylën’, ka konfirmuar ribashkimin me Mensur Safqiun në sezonin e pestë të serialit.
“Mirë se vjen sezoni i pestë Me Gjylën. E lumja unë për ty Sheq”, shkruhet në postim.
Në vitin 2022, tre aksionarët dhe aktorët kyç të grupit u ndanë pas mosmarrëveshjeve mes vete.
Grupi ‘Stupcat’ ishte pjesë e ekranit shqiptar që nga vitet 2000.