Rikja për Heidin: Ka marrë vëmendje për shkak të Romeos

Rikja për Heidin: Ka marrë vëmendje për shkak të Romeos

Edhe pas përfundimit të formatit në Post Big Brother VIP Albania 3 ende vazhdojnë dramat.

Njëra nga lojtaret, Rike Roçi, ka dhënë një vlerësim të ashpër për lojën e Heidit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Roçit, të gjithë vëmendjen Heidi e ka fituar në kurriz të Romeos dhe se nuk ka pasur ndonjë lojë apo strategji nga ana e saj.

“Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, ka marrë vëmendje për shkak të Romeos ” ka deklaruar Rike gjatë emisionit.

Në një kundërpërgjigje, Heidi ka sfiduar Riken, duke iu drejtuar me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?”

Ndërkaq, Heidi nuk pajtohet me këtë mendim të saj, duke u shprehur që loja e saj ka qenë në rregull, ndoshta edhe më e forte se e Rikes.

Related Articles