Rita Ora ka folur më në fund lidhur me fotografinë e famshme ku ajo dhe tashmë bashkëshorti i saj, Taika Waititi, shihen teksa kalojnë kohë dhe japin puthje e përqafime me aktoren, Tessa Thompson.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila është martuar me Waititin vitin e kaluar, ka thyer heshtjen për raportet se treshja ishte në lidhje në atë kohë.
“A keni qenë ndonjëherë në një situatë kur keni pirë shumë dhe gjithsecili është shoku juaj më i mirë”, ka thënë Rita duke i mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur diçka më shumë se shoqëri mes saj, bashkëshortit dhe aktores së famshme.
Rita, 32 vjeç ka thënë për revistën GQ se “Ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që kalonin kohë të mirë. Ata [Taika dhe Tessa] kishin një agjendë të çmendur dhe po mundoheshin të relaksoheshin”.
Në imazhet e publikuara në maj të vitit 2021, Rita dhe Taika shiheshin duke pirë në një ballkon në Sydney me yllin e filmit “Creed”, 39-vjeçaren Tessa.
Në fotografi ata dukeshin të përgjumur dhe puthnin fytyrat e njëri-tjetrit, ndërsa Rita dhe Tessa u panë gjithashtu shumë të afërta.
Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo lavdëroi komunitetin LGBTI dhe fansat e saj për “normalizimin” e situatës.