Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë sot me ndjekësit një urim të ndjerë për ditëlindjen e gjyshes së saj, Besës. Në InstaStory, artistja publikoi një fotografi të gjyshes me mbishkrimin në shqip: “Urime ditëlindjen nanë”.
Besa është bashkëshortja e regjisorit të ndjerë shqiptar Besim Sahatçiu, një ndër figurat më të njohura të skenës teatrore dhe kinematografike në Ballkan.
Përveç urimit për gjyshen, Rita publikoi edhe një fotografi të babait të saj, Besnikut, duke i shoqëruar imazhin me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.
Ky gjest tregon lidhjen e fortë të Ritës me rrënjët e saj dhe krenarinë për trashëgiminë shqiptare. Rita Ora vijon të mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, jo vetëm për suksesin e saj global, por edhe për ruajtjen e traditave dhe familjes.


