Robert Aliaj dhe Sabiani janë vënë në lojë, ku janë telefonuar të dy njëkohësisht duke shkaktuar kështu një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin.
Gjatë emisionit, dy moderatorët, Ronaldo Shakra dhe Erjola Doci i kanë telefonuar të dy njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë.
Gjatë bisedës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Roberti e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë që ky i fundit i i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon gjithashtu të dijë se me kë po flet.
E teksa të dy po përpiqeshin të kuptonin se si e kanë marrë njëri-tjetrin, si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.