Robert Berisha është përfolur vazhdimisht si një nga emrat e mundshëm që do të hyjë në Big Brother VIP.
Ai fillimisht u komentua për në Big Brother të Shqipërisë, e më pas pati aludime edhe për në Kosovë.
Sidoqoftë, kjo gjë është mohuar sërish nga këngëtari që thekson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë – të paktën për këtë vit.
“2028 nëse më vjen oferta për Big Bruda do të mendohem 100 ditë a të shkoj a të mos shkoj. Ama 2023 100 për qind i sigurt që nuk do të më shihni”, u shpreh ai.
Artisti i njohur ka etiketuar edhe dy spektaklet, duke ua bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e këtyre formateve.
Në një intervistë të dhënë më parë, 44-vjeçari theksoi se nuk do të hynte në këtë reality shou nëse nuk do të paguhej.
Sakaq, Roberti po vazhdon me emisionin e tij si dhe të jetë i angazhuar me mbrëmje e koncerte