Ronaldo i propozon martesë Georginës

Ronaldo i propozon martesë Georginës

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë një hap të madh në jetën personale duke i propozuar martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Lajmi është bërë publik nga vetë Georgina, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto ku duket me një unazë të madhe diamanti.

Ajo shoqëroi foton me fjalët në spanjisht: “Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” që në shqip do të thotë “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë së bashku prej disa vitesh dhe janë bërë një nga çiftet më të pëlqyera në botën e showbizit dhe sportit.

Related Articles