Pas magjisë së vjetshme, Ronela Hajati synon të prekë sërish skenën e Eurovision, por këtë herë jo për Shqipërinë.
Këngëtarja shqiptare po konkurron në festivalin “Una Voce per San Marino”, i cili përzgjedh këngën për të përfaqësuar San Marinon në “Eurovision 2023”.
“Iconstyle” ka siguruar listën e konkurentëve të këtij viti dhe shihet se Ronela do ngjitet në skenë më datë 23 shkurt për të kënduar. Ajo është e vetmja artiste nga Shqipëria, ndërsa vihet re se shumica janë nga Italia.
Ashtu sikurse Ronela, në San Marino ka edhe pjesëmarrës të tjerë që kanë provuar më parë skenën e Eurovizion për vendet e tyre. Bëhet fjalë për: Ciro de Luca nga Rumania, Alfie Arcuri nga Australia, Nicole Hammett nga Malta, Erna Hrönn nga Islanda dhe Jenny May nga Letonia.