Rovena dhe Gresa kanë vazhduar përplasjen me njëra-tjetrën në rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.
Rovena paralajmëroi Gresën se në rast se vazhdon shpifjet lidhur me punën e saj do të përballet me avokatin dhe menaxhmentin e saj sapo të dalë nga shtëpia.
“Me avokatin tim ke me fol nëse vazhdon me këto shpifje për këngën të pret diçka tjetër jashtë. Personazh i keq edhe i zi. Kështu mendoni se arrihet finalja”, u shpreh Rovena.
“Bash po kam qejf me fol me avokatin tënd, qysh e ka emrin tregoma”, u shpreh Gresa.