Ditën e sotme, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e Megi Pojanit e cila shfaqej në varreza, duke lagur një varr e duke qeshur.
Pak caste më parë, artistja Rozana Radi ka reaguar rreth kësaj teme, përmes një videoje në Instagram. E prekur, Rozana tregon se si sot para 16 vitesh ajo ka humbur mamanë e saj. E pikërisht sot, sapo ka hapur sytë është përballur me videon e Megit.
Ndër të tjera, Rozana shprehet se është e shokuar dhe se nuk gjen dot justifikim për atë veprim.
Me revoltën, ndjesitë e shëmtuara dhe fjalët e Rozanës jemi të sigurtë që bashkohen të gjithë ata që kanë humbur njerëz të dashur në jetën e tyre, e që veprimin e Megit nuk e justifikojnë ne asnjë lloj mënyre!
Gjithashtu krahas Rozana Radit, një sërë emrash të tjerë të njohur shqiptarë kanë reaguar publikisht ndaj videos dhe gjestit të pa hijshëm të Megit.