Rrahmani nuk përjashton mundësitë e transferimit në ndonjë klub tjetër

Rrahmani nuk përjashton mundësitë e transferimit në ndonjë klub tjetër

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, tashmë është kthyer në fushën e blertë nga një lëndim i rëndë që kishte.

Ai është shndërruar në një lojtar i rëndësishëm për ekipin çek, Sparta Pragën.

Gjatë një interviste të dhënë në televizionin Klan Kosova, ai foli për mundësitë e kalimit tek ndodnjë skuadër tjetër, përcjellë Gazeta Enigma.

Sulmuesi nuk e përjashtoi mundësinë që mund të vijnë plot oferta në adresën e tij.

“Nuk e di, në verë mund të ndodh gjithçka, mund të vie gjithçka, nëse diçka e mirë vjen për mua, unë do të ulem me presidentin dhe me drejtorin sportiv dhe do të bisedoj me ta se cila është më e mira për mua”, tha Rrahmani. /Gazeta Enigma

Related Articles