Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me rrëfim ekskluziv mbi jetën e tij të konkurrentit të këtij formati televiziv, Mirdonit.
Mirdoni ka rrëfyer, se si fëmijë gjithmonë e ka dashur muzikën, derisa ka improvizuar me tavolinat e thjeshta, duke i shndërruar ato në piano imagjinare.
Më pas ai ka rrëfyer historinë e ndarjes nga jeta të babait të tij, me të cilin ai tha se pos raportit prindëror, ata kishin edhe relacion miqësor, si babë e bir.
Ai moment duket t’ia ketë ndryshuar goxha shumë jetën.
Më pas Mirdoni ka rrëfyer edhe mbi historinë e njohjes me të dashurën e tij, Elmedinën, me të cilën u njoh përmes rrjetit social Instagram.
Mirdoni rrëfeu edhe fillimet e karrierës së muzikës, derisa të gjitha këto mund t’i ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.