Santiana Maloku ka qenë një nga personazhet më të komentuara gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo u përfol përgjatë gjithë rrugëtimit si një konkurrente e guximshme dhe e fortë.
Veç kësaj, bukuroshja nga Gjakova ka marrë vëmendje gjithnjë me dukjet elegante dhe paraqitjet atraktive.
Foto: Screenshot/Instagram
Këtë herë, ish-banorja është komentuar për një tjetër fotografi, ku shfaqet pa makijazh.
Ky duket të jetë një transformim i madh, ndonëse është parë vazhdimisht e kuruar dhe me plot sharm.
Santiana në ndërkohë po vazhdon me angazhimet e saj pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVK.
Veç fushës së modelingut, ajo tashmë po merret edhe me një biznes tjetër.