Modelja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është fotografuar së fundmi në bregdet në shoqërinë e biznesmenit Erik Fullani, duke nxitur spekulime për një lidhje të re romantike.
Në një foto të publikuar nga Anabel, dyshja shihen mjaft të afërt dhe të relaksuar gjatë një dite në plazh, çka ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një romancë të mundshme.
Pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë të përbashkët, duket se Sara po i rikthehet qetësisë në jetën personale, ndërsa prania e saj pranë Fullanit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.