Sara Hoxha e ngacmon sërish Dafinën, e akuzon për kopjim

Sara Hoxha e ngacmon sërish Dafinën, e akuzon për kopjim

Duket se Sara nuk ndalet me “thumbat” pas dramës së krijuar me Dafina Zeqirin.

Së fundmi ajo ka ripostuar një story të Olta Gixharit, ku kjo e fundit është pyetur për frazën e preferuar në këngën e Ledrit me Romeon dhe Kelmentin, teksa Olta është përgjigjur “Ti kom dhon krejt ama prap mle vetëm”.

Pasi ka ripostuar storyn, Sara ka komentuar:

“A NUK ESHTE SUPER RRJESHT? PSE NJERZIT U MERZITEN KUR U BE KOMENT NGA VETE AI QE E KA SHKRUAR KTE RRJESHT?”

Ne mendojmë se me termin “njerëzit” i referohet Dafinës, duke e lënë të nënkuptuar se fraza që është përdorur në dy këngët është shkruar nga Ledri dhe se më pas ajo e ka huazuar.

Në fakt ne e dimë që kënga nuk është shkruar nga Dafina vetë, por ekipi bashkëpunues, i cili ka qenë i njëjti me atë që ka punuar edhe Ledri në këngën e tij, ndaj ajo frazë nuk mund të quhet e huazuar apo e përdorur kastile.

Related Articles