Sara Hoxha pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”?

Sara Hoxha pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”?

Tani që sezoni i ri televiziv është shumë pranë, kurioziteti për të zbuluar ndryshimet që do të ndodhin është shumë i madh.

Një ndër programet e Top Channel i cili bëri për vete publikun ishte “Dancing with the Stars”. Edicionin e kaluar, trofeu i madh u “rrëmbye” nga Sara Hoxha. E duket se lidhja e saj me këtë format do të vazhdojë.

Sipas “Kryefjala”, mundësitë që këtë edicion Sara të jetë në rolin e antares së jurisë jane shumë të larta. Të paktën kështu janë diskutimet deri më tani.

Sa i përket konkurentëve të kastit të këtij viti, emrat që kanë qarkulluar deri më tani janë: Enxhi Nasufi, Eni Shehu, Sara Karaj, Efi Dhedhes dhe Nora Istrefi.

Megjithatë duhet të presim shtatorin për të zbuluar gjithcka.

Related Articles