Sara tregon si qëndron e vërteta mes marrëdhënies së Bardhit dhe menaxherit të tij

Sara tregon si qëndron e vërteta mes marrëdhënies së Bardhit dhe menaxherit të tij

Sara dhe Bardhi janë çifti më i komentuar i momentit dhe mbrëmjen e djeshme kanë zhvilluar një intervistë për ‘Big Brother Radio’.

Sara ka folur për marrëdhënien që Bardhi ka me menaxherin e tij, Jetmir Agajn, pasi ishte ajo e cila ngriti dyshimet dhe u përfol se kishte gisht në përçarjen e djemëve.

Pjesë nga intervista:

Sara: Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij. Pozicioni im është i tillë që Bardhi të jetë i qetë dhe i lumtur me vendimet e tij. Dua që për gjërat e tij të vendosi zemra, shpirti edhe mendja e tij.

-A është pro Sara një bashkimi midis tyre?

Sara: Unë jam pro çdo gjëje që Bardhi vendos.

Related Articles