Sarah dhe Ditea kanë tashmë një “derë” që do t’i hapet të gjithëve – “Door903” fiksojeni mirë

Sarah dhe Ditea kanë tashmë një “derë” që do t’i hapet të gjithëve – “Door903” fiksojeni mirë

Nëse përmendim emra vajzash me stil në Shqipëri, padiskutim që mes tyre janë edhe Sara dhe Ditea Berisha.

Publiku i njohu edhe më shumë nëpërmjet “Reality Show”-ve në të cilat ato u bënë pjesë si “Big Brother Vip” dhe “Ferma Vip” dhe sigurisht që ja dolën të tregojnë edhe karakterin, feminilitetin dhe energjinë pozitive që kanë.  

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, kanë treguar një derë: “Door 903” jo të zakonshme. Tashmë do të kemi një brand të Sarës dhe Diteas. Ka stil, ka rehati, ka elegancë, ka hijeshi mesdhetare, ka cilësi dhe feminilitet.

Sigurisht që edhe nga emri apo postimet që bëjnë, vajzat kanë zgjedhur të mos jenë “cliche”.

Nuk zgjodhën të bashkonin emrat e tyre por zgjodhën në mënyrë simbolike t’i hapin derën gjithkujt që pëqen stilin e tyre, duke shtuar edhe muajt e lindjes se të dyjave, shtator dhe mars. 

Ne na pëlqeu shumë koleksioni dhe i urojmë shumë sukses Sarës dhe Diteas! 

Related Articles