Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka kritikuar planet e 12 klubeve më të fuqishme të futbollit në Evropë, për të formuar një superligë të re.
Ai tha se duhet ta mbrojmë një model evropian të sportit, të bazuar në diversitet dhe përfshirje.
“Universaliteti, përfshirja dhe diversiteti janë elementet kryesore të sportit evropian dhe të mënyrës sonë evropiane të jetesës”, tha ai.
Schinas, megjithatë, nuk paralajmëroi ndonjë veprim për të parandaluar shkëputjen dhe nuk tha nëse ajo do të përbënte shkelje të ndonjë ligji të BE-së.
Gjatë natës, 12 nga klubet më të fuqishme të Evropës njoftuan për nisjen e një të ashtuquajture Super Lige Evropiane.
Gjashtë nga klubet e shkëputura janë nga liga angleze në Mbretërinë e Bashkuar. Tri klube janë spanjolle dhe tri italiane.
Super Liga Evropiane tha se klubet e saj kanë rënë dakord që të krijojnë një “garë të re në mes të javës.
Federata Evropiane e Futbollit dhe Premier Liga e dënuan këtë veprim.