Semi Jaupaj takohet pas tri vitesh me babain e saj

Semi Jaupaj takohet pas tri vitesh me babain e saj

Në spektaklin e famshëm të Big Brother VIP që mbahet të premten për të përmbyllur një tjetër javë me shumë ngjarje e debate, kanë ndodhur edhe befasi të bukura.

Këtë herë ishte radha për këngëtaren e njohur, Semi Jaupaj e cila u befasua në një takim tejet emocional me babain e saj.

Fillimisht pas ftesës që Arbana i bëri Semit për të shkuar në dhomën e rrëfimeve, ajo mori një telefonat nga babai i saj i cili i tha se nuk ndodhej në Shqipëri dhe ishte e pamundur që ai të shkonte ta takonte.

Por, menjëherë pas kësaj Arbana e njoftoi këngëtaren se dikush po e priste brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ishte pikërisht babai i saj.

Këngëtarja përcolli emocione të shumta mes lotëve dhe gëzimit duke u shprehur e lumtur për takimin me babanë e saj, të cilin tha që kishte tri vite pa e takuar.

Ndryshe, mes ngjarjeve tjera, sonte pritet edhe eliminimi i një prej banorëve të nominuar që janë: Iliri, Graniti, Donika dhe Sara.

Related Articles