“The Crown” është vendosur të fillojë xhirimet e serialit të saj të pestë në muajin korrik.
Sipas Variety, ekipi tashmë ka filluar të kthehet në ‘Elstree Studios’ me gjithë kastin e përkryer në realizimin e skenave për hitin e Netflix.
Seria e pestë vazhdon me Imelda Staunton në vend të Olivia Colman, ndërsa Mbretëresha dhe Elizabeth Debicki portretizojnë Princeshën Diana pasi Emma Corrin luajti në serinë e katërt.
Sezoni i ardhshëm gjithashtu mendohet të prezantojë Dominic West si Princi Charles, teksa në serinë e katërt e luante Josh O’Connor.
Xhirimet në serinë e pestë përfshijnë ndjekjet e rrepta kundër COVID-19, megjithëse Mbretërisha e Bashkuar shpreson të lehtësojë kufizimet gjatë gjithë verës me disa masa tashmë të lehtësuara.
Dy seritë e fundit të “The Crown” do të përfshijnë historinë e familjes mbretërore gjatë viteve 1990 deri në 2003.