Dritan Abazoviç, tashmë kryeministër në ikje, ka thënë se përkundër të gjithave “ndjehem krenar”.
“Ndjehem krenar pas diskutimit të sotëm dhe përgëzoi koalicionin e ri të Alekse Beçiç-it (kryetar i Mali i Zi Demokratik) dhe Milo Gjukanoviç-it (kryetar i DPS-së)”.
Ai tha se shpreson që së shpejti të arrihet një marrëveshje.
“Nga sot situata është më e lehtë për ne – këtë vend do ta qeverisin ose kriminelët ose qytetarët. Ne jemi në anën e qytetarëve”, tha Abazoviç.
Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviç, votuan 50 deputetë dhe vetëm një ishte kundër.
Paraprakisht Abazoviç, ka thënë se çështja është e thjesht, me votimin e sonte në seancën e parlamentit të Malit të Zi, do të merret një vendim: ose zhduket Dritan Abazoviç nga skena politike ose Milo Gjukanoviç.