Futbollisti, Gerard Pique, dhe këngëtarja, Shakira, kanë kohë prej kur komentohen në media ndërkombëtare.
Ata u komentuan në të gjitha mediat ndërkombëtare për ndarjen e tyre, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, këngëtarja kolumbiane ka lënë pas gjithë situatat e pakëndshme në jetën e saj, duke publikuar një foto me dy djemtë.
Ata duken të tre të përqafuar, dhe pamje më të ngrohtë nuk iu kanë zënë sytë.
“Dashuria më e sinqertë,”-shkruan krah fotos ylli botëror.
Shakira ka “thumbuar” Piquen, duke treguar se fëmijët janë prioriteti i saj në këtë jetë.